“Askush nga ne nuk do të ketë punë shkaku i AI”, Musk tregon se cili skenar duhet të realizohet për të ndodhur

Ndoshta askush nga ne nuk do të ketë punë në të ardhmen për shkak të zhvillimit të Inteligjencës Artificiale (AI), por problemi do të jetë gjetja e kuptimit të ekzistencës, tha sipërmarrësi amerikan Elon Musk.

Duke folur përmes ueb-kamerës në konferencën Vivatech në Paris, ai theksoi se për realizimin e një skenari të tillë janë të nevojshme “të ardhurat e larta universale” dhe një e ardhme në të cilën nuk do të ketë mungesë mallrash dhe shërbimesh, raporton cnn.

Sipas vizionit të Musk, njerëzit do të jenë ende në gjendje të punojnë nëse dëshirojnë, por kjo nuk do të jetë e detyrueshme.

“Nëse doni të bëni një punë që është një lloj hobi, mundeni, por Inteligjenca Artificiale dhe robotët do të blejnë të gjitha mallrat dhe do të kryejnë të gjitha shërbimet që ju nevojiten”, tha pronari i kompanisë Tesla.

Në të njëjtën kohë, ai deklaroi se është i shqetësuar për zhvillimin e Inteligjencës Artificiale dhe u bëri thirrje prindërve që të organizojnë qasjen e fëmijëve të tyre në mediat sociale, pasi këto platforma janë “programuar nga Inteligjenca Artificiale që ngre dopaminën në maksimum”.

Musk deklaroi në fillim të këtij viti se AI më i zgjuar se njeriu do të jetë i disponueshëm deri në vitin 2026.

Drejtori i Përgjithshëm i Baidu, Robin Li, tha dje në konferencën Vivateh se modelet më të fuqishme të Inteligjencës Artificiale të sotme janë ende larg nivelit të inteligjencës njerëzore.

Lee beson se do të duhen të paktën dhjetë vjet që AI të kapërcejë inteligjencën njerëzore.

Ndryshe, Inteligjenca Artificiale është simulimi i proceseve të inteligjencës njerëzore nga makinat, veçanërisht sistemet kompjuterike. Aplikacionet specifike të AI përfshijnë sistemet e ekspertëve, përpunimin e gjuhës natyrore, njohjen e të folurit dhe vizionin e makinës./Telegrafi/Spektri/