Barcelona, Cubarsi bën autokritikë: Marr përsipër përgjegjësinë për rezultatin ndaj Atleticos

Barcelona mori një goditje të rëndë në mbrëmjen e së mërkurës teksa u mund në shtëpi nga Atletico Madrid 0-2 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve.

Episodi që vendosi praktikisht fatin e kësaj ndeshjeje ishte ndëshkimi me karton të kuq i Pau Cubarsi për një faull ndaj Giuliano Simeone si mbrojtësi i fundit.  Një ditë pas ndeshjes, Pau Cubarsi iu drejtua rrjeteve sociale për të bërë autokritikë dhe për të marrë përsipër përgjegjësitë për atë episod.

‘Një aksion kushtëzon ndeshjen dhe të gjithë eliminatoren. Futbolli kështu është dhe marr përsipër përgjegjësinë time për rezultatin-shkruante në postimin e tij Cubarsi-ka ende rrugë për të bërë në këtë eliminatore me 2 ndeshje dhe vazhdojmë të jemi më të bashkuar se kurrë; jemi një familje dhe gjithnjë e kemi treguar. Të shohim përpara, me përpjekje dhe vendosmëri, nuk do të dorëzohemi kurrë’.