Bujanoc: Nesër do të mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal të Bujanocit

Kuvendi Komunal i Komunës së Bujanocit nësër ditën e mërkur me fillim nga ora 10:00 ka ftuar  seancën e parë për vitin 2026.

Për këtë seancë janë paraparë 30 pika të rendit të ditës ku si pikë e parë do të jetë “Rishikimi i buxhetit të Komunës së Bujanocit për vitin 2026, dhe ndër të tjera do të bëhet shkarkimi dhe riemërimi i Ushtruesve të Detyrës të  Bibliotekës “14. Nëntori”, Qendrër sportive “Rinia”, Barnatores dhe Organizatës Turistike.