Çfar përfundimi dramatik i ndeshjes Chelsea-ManUTD, Broja protagonist në golin e Chelseat





Chelsea dhe Manchester United i kanë ndarë pikët në derbin e zhvilluar në kuadër të javës së 13-të, që përfundoi me rezultat 1-1.

Djajtë e Kuq e filluan më mirë ndeshje, duke rrezikuar disa herë portën e Bluve, por Kepa Arrizabalaga ishte i pamposhtur.
Pak raste u krijuan në këtë ndeshje deri në minutën 87′, kur Armando Broja fitoi një penallti, shkaku i një ndërhyrje të palejuar nga Scott McTominay, Jorginho (87’) e konvertoi atë në gol.

Mirëpo, Casemiro stopoi gëzimin e vendasve, pasi i barazoi shifrat në 1-1 falë një gabimi nga Kepa Arrizabalaga.
Pas javës së 13-të, Chelsea gjendet në vendin e katërt me 21 pikë, me Man United që gjendet në të pestin me 20 sosh.