Presheva e kalon 50 mijë banorë të regjistruar!





Presheva po vazhdon regjistrimin e popullsisë me intensitet të lart.
Kryeshefi i Administratës Komunale Hevzi Ramadani ka dhënë lajmin e mirë sa i përket regjistrimit të popullsis.

Ramadani ka njoftuar se me regjistrimin e sotit në Preshevë tashmë kanë arritur të regjistrohen mbi 50 mijë banorë.

Presheva në historinë e saj asnjëherë nuk ka pasur mbi 50 mijë banor, ndërsa së bashku me Bujanocit dhe Komunat në Sanxhak, janë Komunat e vetme në Serbi që në vitet e fundit kanë më tepër lindje se sa vdekje./Spektri