Klubi i futbollit, Gjilani ka konfirmuar zyrtarisht largimin e trajnerit të njohur, Bylbyl Sokoli.
Gjatë ditës së djeshme (e enjte) dhe sotme (e premte) është folur shumë për një largim të Sokolit nga Gjilani.
Megjithatë, nuk ka shkuar gjatë dhe tashmë gjithçka është zyrtarizuar dhe këto zëra janë konfirmuar.
Është vet klubi i Gjilanit që ka përdorur rrjetet sociale për të konfirmuar largimin e Sokolit.
KOMUNIKATË ZYRTARE
Me anë të kësaj komunikate, “Sport Club” Gjilani, ju njofton se nga sot kryetrajneri i skuadrës, Bylbyl Sokoli, nuk do ta udhëheq skuadrën tonë, i cili dha dorëheqje nga posti numrit një të shtabit teknik në skuadër.
Mbyllja e bashkëpunimit me trajnerin vie pas rezultateve jo të mira pas fillimit të pjesës pranverore në kupë dhe kampionat, me ç’rast dorëhqeja nga Bylbyl Sokoli, u aprovua nga klubi jonë, duke e liruar atë nga detyra e trajnerit.
Klubi e falemnderon për punën trajnerin e deritanishëm, Bylbyl Sokoli dhe i uron suksese në vazhdimin e karrierës së tij si trajner.
SC Gjilani
Gjilan, 12 Mars 2021