Danimarka do të kufizojë shitjen e alkoolit dhe nikotinës për të rinjtë nën 18-vjeç

Danimarka do të kufizojë shitjen e alkoolit për fëmijët nën 18 vjeç dhe do të rrisë çmimin e qeseve të thithshme të nikotinës, pasi popullariteti i tyre në rritje po shqetëson autoritetet shëndetësore, njoftoi të martën Ministria e Shëndetësisë e vendit.

“Fëmijët dhe të rinjtë kanë filluar të pinë shumë herët alkool dhe po pinë shumë”, tha ministrja daneze e punëve të brendshme dhe e shëndetësisë, Sophie Lohde, në një konferencë për shtyp.

Ajo shprehu keqardhjen edhe për faktin që të rinjtë po konsumonin gjithnjë e më shumë “snus”, një produkt duhani që vjen në formën e qeskave të nikotinës që mund të thithen.

Përveç kësaj, taksa për qeskat e nikotinës që thithen do të dyfishohet, duke rritur çmimin e paketave mesatarisht me 1,6 euro, duke e bërë atë të barabartë me atë të një pakete cigaresh, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

“Gjithashtu do të ndalohet ofrimi i aromave dhe shijeve ‘joshëse’ në produktet zëvendësuese të duhanit”, tha ministria.

Sipas Autoritetit Kombëtar të Shëndetësisë, 22 për qind e vajzave 15-vjeçare dhe 27 për qind e djemve 15-vjeçarë pinë alkool në baza javore.

Një studim i vitit 2019 vlerësoi se 40 për qind e të rinjve danezë të moshës 15-16 vjeç kishin qenë të dehur në 30 ditët e mëparshme, përqindja më e lartë në Evropë, ku mesatarja është 13 për qind. /Klankosova.tv