Kryetari i Komunës së Bujanocit,Arbër Pajaziti, sot ka pritur delegacionin nga Shqipëria të kryesuar nga ,Sazan Guri, e të shoqëruar nga Amabasadori i Shqipëris në Beograd, Bardhyl Canaj.
Sipas Pajazitit “Gjatë takimit nënshkruam Memorandum Bashkëpunimi me Akademinë Alternative “Rrënjet Tona”, duke vendosur bazat për projekte konkrete në fushën e kulturës dhe arsimit”.
Pajaziti ka njoftuar se gjatë takimit “u dakorduam që Komuna e Bujanocit do të përfitojë 1000 libra, të cilat do t’i shpërndajmë në bibliotekën e qytetit dhe në shkollat tona”.
Ky është postimi i Pajazitit: