Nga dobësimi i muskujve te konsumimi i kërcit – shkaqet më të shpeshta dhe si ta lehtësoni dhimbjen
Gjuri është nyja më e madhe në trup, shumë komplekse dhe mbart një pjesë të madhe të peshës trupore. Gjatë ngjitjes së shkallëve, rritet ndjeshëm presioni mbi kapakun e gjurit (patelën). Ky proces kërkon bashkërendim të saktë të muskujve, ligamenteve dhe kërcit. Nëse njëra prej këtyre strukturave është e mbingarkuar apo e dëmtuar, shfaqet dhimbja.
Sindroma patelofemorale (gjuri i vrapuesit)
Kjo është një nga shkaqet më të zakonshme të dhimbjes gjatë ngjitjes së shkallëve. Karakterizohet nga dhimbje e thellë dhe e shurdhër në pjesën e përparme të gjurit, aty ku patela lidhet me kockën e kofshës (femurin).
Kjo gjendje ndodh si pasojë e irritimit dhe mbingarkesës së nyjës patelofemorale. Kërcit nën patelë i humbet lëvizja e lirë dhe fillon të fërkohet me femurin, duke shkaktuar dhimbje.
Osteoartriti
Osteoartriti është një sëmundje kronike degjenerative e nyjave. Si pasojë e dëmtimit të kërcit, shfaqen dhimbje, ngurtësi dhe ulje e lëvizshmërisë.
Me kalimin e moshës, kërcit mbrojtës i kockave konsumohet, duke e bërë ecjen dhe përdorimin e shkallëve më të vështirë dhe të dhimbshëm. Ngurtësia është më e theksuar në mëngjes dhe shpesh shoqërohet me ndjesi “kërcitjeje” në nyje.
Personat me artrozë shpesh e kanë më të vështirë të zbresin shkallët sesa t’i ngjiten, sidomos nëse kanë muskuj të dobët të kofshës që nuk e përballojnë mirë ngarkesën.
Tendiniti
Tendiniti është inflamacion i tendinave, strukturave që lidhin muskujt me kockat dhe ndihmojnë në lëvizje.
Mbingarkesa apo lëvizjet e përsëritura mund të shkaktojnë inflamacion të tendinave në gju. Tendiniti patelar prek tendinën që lidh patelën me pjesën e poshtme të këmbës dhe e bën të dhimbshme ngjitjen e shkallëve, transmeton Telegrafi.