Në përballjen që Baseli e fitoi ndaj Lausanne-Sport me rezultat 2-1, lojtari ishte prapë në qendër të vëmendjes pasi duhej të luante me ekipin e dytë.
“4-4-2” nga Zvicra, Kacuri nuk është aspak i kënaqur me situatën te Baseli, meqenëse ka zhvilluar vetëm pesë paraqitje (pra 278 minuta) në Superligën e Zvicrës.
Futbollisti thuhet se e ka kërkuar largimin qysh në verë, por shkaku i disa lëndimeve një gjë e tillë iu pamundësua.
Gjatë afatit kalimtar dimëror 22-vjeçari prapë kishte dëshirën e njëjtë, ku punësoi edhe disa agjentë, por lëvizja prapë ishte e pasuksesshme, transmeton albinfo.ch.
Kontrata e Kacurit skadon në vitin 2028, kurse nuk mund të lëvizë së paku deri në verë. Gjasat mbesin të mëdha që mesfushori të vazhdojë të luajë me ekipin e dytë përpos nëse ka ndonjë lëndim te skuadra e parë e Baselit.