Tërmeti i regjistruar në 22 shtator solli panik dhe krizë në Meksikë dhe atë e përjetoi edhe Dua Lipa. Këngëtarja shqiptare ishte e shoqëruar nga Aron Piper në një klub, pas koncertit që dha në kryeqytet.
Dua Lipa sapo ishte shfaqur në Foro Sol dhe pati fatin e keq të përjetonte tërmetin që zgjoi Meksikën dhe shtete të tjera. Dua Lipa bisedoi dhe kërceu e gëzuar me Aron Piper, derisa në orën 1:16 të mëngjesit, një tërmet me magnitudë 6.9, me epiqendër në Coalcomán, Michoacán, goditi Meksikën. Njerëzit dolën nga shtëpitë, banesat dhe lokalet e natës u zbrazën.
Pikërisht atëherë filluan të bëhen virale disa fotografi dhe video se si Dua e kishte përjetuar tërmetin. Në një video prej 16 sekondash, këngëtarja shihet e rrethuar nga truproja dhe duke shkëmbyer disa fjalë me Piper.