Dua Lipa shfaqet me këmbë të gjata me një fustan të shkurtër me print leopardi, pas koncertit shumë të suksesshëm në Brazil

Këngëtarja Dua Lipa, 28 vjeçe, tërhoqi të gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj në Brazil, pas performancës së saj në kryeqytet për pjesën e Amerikës së Jugut të turneut botëror.

Dua dukej e mahnitshme teksa ekspozonte këmbët e saj të tonifikuara me një minifustan me print leopardi, teksa qëndronte pranë një ballkoni, shkruan DailyMail.

Pamjen ajo e kompletoi me taka të kuqe me rripa Le Silla dhe vathë të mëdhenj prej ari, të cilat i ndau me 88 milionë ndjekësit e saj në Instagram.