Dy të rinj gjenden të vdekur në një hotel në Pejë, nisin hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Dy persona janë gjetur të vdekur ditën e sotme në një vilë (motel) në Pejë rreth orës 15:10.

Siç raporton edhe korrespondentja e Top Channel, Leonita Bajrami, bëhet fjalë për dy të rinj, një djalë rreth moshës 30 vjeç dhe një vajzë rreth të 20-ve.

Arsyet e vdekjen nuk dihet akoma ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për vdekje natyrale, aksident apo vepër penale