E goditi me bërryl kundërshtarin, NBA i jep një dënim të çuditshëm Draymond Green

NBA ka marrë një vendim të çuditshëm ndaj Draymond Green për bërrylin e goditur ndaj Jusuf Nurkiq. NBA njoftoi një pezullim të pacaktuar për Draymond Green (Golden State Warriors) pas përjashtimit të tretë në këtë sezon.

Për këtë vendim, liga më e fortë e basketbollit në botë ka thënë se ka marrë parasysh historinë e përsëritur të veprimeve josportive të këtij lojtari.

Pezullimi do të fillojë menjëherë dhe Green do të duhet të plotësojë disa kërkesa të ligës dhe ekipit, të paspecifikuara në njoftimin për shtyp, në mënyrë që të rikthehet në fushë.