E ndaluar! Shtatë materie toksike të cilat nuk bën t’i hidhni në bërllok





Këto gjëra nuk e kanë vendin në kovat e bërllokut dhe në kontejnerë sepse përmbajnë kimikate apo bashkime toksike të rrezikshme për shëndetin e njeriut

POÇET ELEKTRIKE
Poçet e dëmshme ngadalë po i zëvendësojnë poçet moderne. Poçet e dëmshme përmbajnë zhivë dhe për këtë shkak nuk bën t’i hedhin në bërllok të “zakonshëm”, sepse kështu do të përfundojnë në vend grumbullimi të bërllokut dhe të lirojnë zhivën në tokë, transmeton Telegrafi.

BATERITË
Lloje të ndryshme të baterive përmbajnë kimikate të ndryshme korrozioni toksike, të cilat janë të dëmshme për ambientin andaj për këtë shkak nuk bën t’i hedhim bashkë me mbeturinat standarde komunale.

VAJI MOTORIK
Mos e hidhni në gypa kanalizimi, mos e derdhni në tokë dhe mos i vendosni kanistrat me vaj motori në lokale të braktisura. Mbani në mend që vetëm një galon (3,78 l) të vajit motorik mund të kontaminoj madje edhe një milion galonë ujë të freskët. Gjithashtu keni parasysh që nuk bën t’i derdhni në kanistra me benzinë, antifriz ngjyrën apo mbetjet sepse tani sepse atëherë nuk mund të riciklohen.HHW_materials
APARATET ELEKTRONIKE
Televizori i vjetër, DVD apo CD, video rekorderët, celularët, kamerat, kompjuterët, printerët, konzolat… Mbetjet elektronike përmbajnë metale të rënda si p.sh. kadmium dhe plumb, dhe për këtë shkak nuk e kanë vendin në kovë bërlloku.

NJYRAT, LLAQET DHE ARTIKUJT E TJERË TË KËTIJ GRUPI
Të gjitha llojet e ngjyrave, verniku, llaqet, tretës ngjyrash dhe llaqesh kategorizohen si bërllok i rrezikshëm, sepse përmbajnë kimikate, të cilat janë të dëmshme për njerëzit, kafshët dhe rrethinën.

TERMOMETRAT ME ZHIVË
Këta termometra çoni drejtpërdrejt në riciklim për shkak të zhivës helmuese që përmbajnë. Po kështu veproni edhe me lëndët e tjera të cilat i përmbajnë zhivë.

ILAÇET E VJETRA
Ilaçet bëjnë pjesë në mbetje mjekësore, d.m.th. në mbetje farmaceutike. Për këtë shkak duhet patjetër të vendosen në kuti të veçanta të cilat gjenden në vendet e riciklimit, por mund t’i dërgoni edhe në ambulanca, shtëpi shëndeti dhe fabrika ilaçesh.