Gabimet më të zakonshme që bëjnë njerëzit kur hanë mëngjes





Mëngjesi është vakti i parë dhe më i rëndësishëm, dhe anashkalimi i tij mund të shkaktojë kundër-efekte si ngadalësimin e metabolizmit, obezitetin dhe rritjen e rrezikut të diabetit të tipit 2. Është shumë e rëndësishme se çfarë hani dhe pini gjatë mëngjesit. Dietologia Lauren Manaker tha për “Eat this”:

“Tek disa njerëz me diabet, kafeina mund të shkaktojë një rritje të sheqerit në gjak.”Gjatë mëngjesit, duhet t’i kushtoni vëmendje edhe marrjes së lëngjeve:”Lëngu është një burim i shpejtë i karbohidrateve, kështu që pirja e tij shkakton një rritje të sheqerit në gjak,” vuri në dukje dietologia Sydney Green.

Lëngjet e frutave përmbajnë dukshëm më pak fibra sesa vetë frutat. Kështu që do të ishte mirë që të kompensoni fibrat duke ngrënë një grusht arra. Sa i përket pirjes së kafesë me stomakun bosh, ky është një zakon që duhet ndryshuar. Shumë njerëz pinë kafe sapo zhgjohen nga shtrati.