Edhe sot kolona te Dheu i Bardhë, mbi një orë pritje për të hyrë në Kosovë

Ardhja e bashkatdhetarëve në Kosovë, ka bërë që ata të përballen sërish sikurse çdo vit tjetër me pritje të gjata në pikat kufitare.

Bashkatdhetarët po presin më së shumti në pikat kufitare me Serbi-Kosovë.

Edhe sot, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet më të gjata janë te Dheu i Bardhë, ku bashkatdhetarët po presin deri në një orë e gjysmë.

Pritje më të shkurta vërehen në pikën tjetër kufitare në Merdar, ku në këto orë të mëngjesit, për të hyrë në Kosovë pritjet janë 20-25 minuta, dhe kolona e veturave është vetën 50 metra.