Pritjet për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë, deri në 4 orë

Mërgimtarë të shumtë janë nisur për t’i kaluar pushimet në Kosovë.

E, ky fluks ka krijuar pritje të gjata tek pikëkalimi kufitar tek Dheu i Bardhë, ku për të hyrë në Kosovë, pritjet janë deri në 4 orë ndërsa për të dalë nga Kosova, pritjet janë deri në një orë, njofton Klankosova.tv.

Pritje deri në një orë e gjysmë për të hyrë në Kosovë janë edhe tek pikëkalimi kufitar në Muçibabë, ndërsa pritjet për të dalë janë 3 deri në 5 minuta.

Përveç këtyre dy pikëkalimeve kufitare, pritjet në pikat e tjera për të dalë ose për të hyrë në Kosovë janë të vogla, që zgjasin jo më shumë se 10 minuta.