Ekskluzive: Aksioni Bardhoshi 2, Policia sekuestron marihuanë, kokainë e armë – ka të arrestuar





Njësia e Antidrogës në Policinë e Kosovës dje në Suharekë ka zhvilluar një aksion në kuadër të rastit Bardhoshi, që ka rezultuar me kapjen e disa personave dhe sekuestrimin e një sasie të
konsiderueshme të marihuanës, kokainë, një shumë të të hollave, si dhe armëve, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se tre persona janë arrestuar gjatë aksionit të djeshëm, të cilët u kapën në autostradën Prishtinë – Prizren, në fshatin Reshtan, ku pas kontrollit
policor, në veturën e tyre u gjet një sasi e substancës marihuanë dhe një sasi e kokainës. Përveç drogës, Policia ka arritur të gjejë edhe një shumë të parave që po ashtu janë sekuestruar si prova më lidhje me rastin.

Pas arrestimit të të dyshuarve, Policia ka kryer edhe kontrolle në shtëpitë e të dyshuarve në Prishtinë, ku po ashtu u sekuestruan edhe një sasi e drogës, armë, mes tyre edhe kallashnikov, municion, para në valuta të ndryshme, si dhe pajisje për përpunimin e substancave narkotike.

Sinjali do të ju mbajë të informuar në lidhje me detajet e reja të rastit.