Grabitet shtëpia e Jack Grealish, vidhen bizhuteri në vlerë 1.2 milonë euro

Shtëpia e Jack Grealish u grabit me familjen e tij e cila ishte brenda të mërkurën mbrëma gjatë ndeshjes mes Manchester City dhe Everton, në të cilën anglezi ishte në formacionin titullar.

The Sun raporton se Sasha Attwood, gruaja e lojtarit, prindërit, gjyshërit, dy motrat dhe një vëlla ishin në shtëpi kur dëgjuan një zhurmë, të cilën thirrën policinë, e cila urdhëroi që ata të fshihen në banesë.

Sipas raportimeve, autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje me mbështetjen e forcave ajrore, por hajdutët kanë shpëtuar pa u parë, pasi kanë arritur të vjedhin ora dhe bizhuteri në vlerë rreth 1.2 milionë euro.

Grealish u kthye në shtëpi sapo u dëgjua fishkëllima përfundimtare në takimin, Everton-Manchester City.