Duket si futbollist para pensionit, por në letrat e Kamerunit shkruan se është talent 17 vjeçar

Një futbollist anonim nga Victoria United i Kamerunit, është bërë një hit global.

Selektori i Kamerunit, Rigobert Song e ka ftuar atë për Kupën e Kombeve të Afrikës, kampionatin kontinental që fillon në janar.

Në regjistrimin e Kamerunit shkruan se futbollisti është i lindur në vitin 2006. Por dukja fizike e tij ngjason më shume me një futbollist para pensionit.

Babai i tij ka publikuar pamjet nga festa e tij kur Song publikon listën me emrin e tij në të për Kupën e Kombeve të Afrikës.