Granit Xhaka nuk beson në ‘mrekullinë e Kosovës’: Nëse ndodhë, atëherë është faji ynë

Mesfushori Granit Xhaka thotë se nuk dëshiron të kujtohen në histori për keq, pra duke nënkuptuar një fitore të mundshme të Kosovës me rezultat 6-0 ndaj Zvicrës për t’u kualifikuar direkt në Kupën e Botës.

Zvicra me një “këmbë” është në Kupën e Botës, pasi siç dihet, “Dardanët” duhet të fitojnë me rezultat 6-0 në Prishtinë për ta rrëzuar nga pozita e parë.

Xhaka për mediat zvicerane ka qenë i qartë se nuk dëshirojnë që një gjë e tillë të ndodhë.