Hapet grupi parashkollor në fshatin Zhunicë

Në fshatin Zhunicë, u hap grupi i përzier gjysmë ditor për fëmijët e moshës 3-5 vjeç, në kuadër të Entit Parashkollor “8 Marsi”.

Njoftimin e bën kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, nëpërmjet postimit në facebook. Sinani thotë se ky grup është i rëndësishëm për edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve, që do të krijoj mundësi të reja dhe një ambient të ngrohtë për ta.

“Zhvillimi i fëmijëve mbetet një prioritet për ne, dhe hapja e këtij grupi është një investim i vlefshëm në të ardhmen e komunitetit tonë.”- tha ajo.

 

Postimi i plotë në facebook:

https://www.facebook.com/kryetare