Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një takim virtual me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.
Hoti dhe Palmer kanë biseduar për zhvillimet e përgjithshme politike në vend, si dhe për sfidat me të cilat por përballet Kosova, pasojë e pandemisë Covid -19, si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik, por edhe në fusha të tjera të jetës.
Kryeministri Hoti ka falënderuar Palmer për bashkëpunim dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën në të gjitha etapat e shtetndërtimit.
“Ishte kënaqësi që me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, përmes një komunikimi virtual, të bisedoja për zhvillimet e përgjithshme politike në vend si dhe për sfidat me të cilat por përballet Kosova, pasojë e pandemisë Covid -19, si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik, por edhe në fusha të tjera të jetës. Palmer i shpreha mirënjohje dhe falënderim për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën në të gjitha etapat e shtetndërtimit”, ka thënë Hoti.