Ish-lojtarët e BLINK po ribashkohen përsëri!

Lojtarët që i bënë ëndrrat realitet duke arritur suksesshme të jashtëzakonshme brenda një kohe shumë të shkurtë dhe nën udhëheqjen e organizatës BLINK, tani siç duket edhe zyrtarisht po ribashkohen pas ndërprerjes së kontratave me organizatën në fjalë.

Javëve të fundit, komuniteti i CS:GO dhe fansat e ekipit BLINK ishin tronditur nga lajmet për përçarjen mes lojtarëve dhe ekipit, e siç duket të gjithë kësaj historie po i vjen fundi me shkëputje të kontratave mes të gjithë lojtarëve dhe organizatës BLINK.

Tani 5 lojtarët dhe trajneri po bashkohen për ta vazhduar rrugëtimin e tyre drejt arritjes së majave në CS:GO dhe ëndrrën për kualifikim në ligën Major, transmeton Telegrafi.

Kjo 5-she e lojtarëve përbëhet nga:

– Flatron “juanflatroo” Halimi
– Rigon “rigoN” Gashi
– Genc “gxx-“ Kolgeci
– Dionis “sinnopsyy” Budeci
– Sener “SENER1” Mahmuti
– Klesti “Stikle-“ Kola (trajneri)

Lojtarët tani edhe zyrtarisht janë në kërkim të organizatës së re, ndërkaq kanë njoftuar se së shpejti rifillojnë ushtrimet!