Shoferë kujdes! Nga sot kontrolli i shtuar i policisë

Nga sot deri, policia rrugore do të zhvillojë aksionin e kontrollit të intensifikuar ndaj drejtuesve të autobusëve dhe kamionëve, me theks të veçantë respektimin e orarit të punës dhe tehografëve njofton MPB e Serbisë, transmeton Spektri.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet kontrollit të transportit të mallrave, si dhe kontrollit të plotësimit të kushteve të përgjithshme për pjesëmarrje në trafikun e drejtuesve të kamionëve dhe autobusëve.

Aksioni është pjesë e një aktiviteti të madh ndërkombëtar të realizuar në 30 shtete evropiane, anëtare të organizatës ROADPOL (Rrjeti Evropian i Policisë Rrugore) dhe do të zgjasë deri më 13 Shkurt./Spektri