Kamberi dhe Rexhepi takuan në Tiranë Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Ferit Hoxha.

Deputeti Shaip Kamberi sëbashku me Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqipëtar, Enkel Rexhepin, sot kanë takuar në Tiranë Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Ferit Hoxha.

Gjatë këtij takimi është biseduar për zhvillimet aktuale në Luginë të Preshevës dhe për rëndësinë e koordinimit dhe bashkërendimit me shtetin shqiptar.

“E informuam ministrin Hoxha se Lugina e Preshevës dhe qytetarët e saj e shohin shtetin shqiptar si avokue të rëndësishëm të çështjeve të shqiptarëve në arenën ndërkombëtare dhe ritheksuam nevojën për vazhdimin e mbështetjes dhe përkrahjes nga shteti shqiptar”, ka theksuar Kamberi.

Kështu ka njoftuar Kamberi përmes një postimi në rrjetet sociale: