Pas kryetarit të LDK-së, Lumir Avdixhikun, deputeti i rizgjedhur është takuar edhe me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.
Ky është njoftimi në facebook nga Shaip Kamberi:
Beteja jonë për përfaqësim të dinjitetshëm parlamentar kërkoi mbështetjen e dashamirëve dhe miqve gjithandej në shqiptari.
Ishim sot në PDK në takim me kryetarin Krasniqi për të shprehur falenderimet tona për mbështetjen e sinqertë dhe të parezervë që na dhanë.
Faleminderit Memli!
Njoftimi në facebook nga Memli Krasniqi:
Përtej pengesave e shantazheve, zëri i Shaip Kamberit, patriotit të pandalshëm e shembullor të Luginës, do të jehoj guximshëm edhe këtë mandat në Kuvendin e Serbisë, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve.
Faleminderit për vizitën e të priftë e mbara, mik!