Këshilli Kombëtar Shqiptar ka shpallur katër thirrje publike për mbështetje të programeve dhe projekteve që kanë për qëllim zhvillimin, promovimin dhe forcimin e identitetit kombëtar shqiptar në Luginën e Preshevës dhe në Sanxhak.
Thirrjet janë të mbështetura në kuadër të Programit të mjeteve nga Buxheti i Qeverisë së Republikës së Kosovës, në zbatim të vendimit “Përkrahje për Luginën e Preshevës dhe Sanxhakun”.
Katër fushat e thirrjeve
-
Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare
Mbështeten projektet që promovojnë dhe fuqizojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare në institucionet lokale dhe publike. -
Arti, kultura dhe trashëgimia kulturore shqiptare
Thirrja synon ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave kulturore, përmes nxitjes së krijimtarisë artistike dhe forcimit të identitetit kombëtar në nivel lokal e rajonal. -
Informimi dhe përmbajtjet mediatike në gjuhën shqipe
Synohet përkrahja e mediave lokale dhe projekteve që kontribuojnë në informimin cilësor në gjuhën shqipe, në Luginë dhe Sanxhak. -
Organizatat dhe shkollat sportive
Fokusi është mbështetja e klubeve, shkollave dhe iniciativave sportive që nxisin pjesëmarrjen e të rinjve dhe zhvillimin e sportit në nivel komunitar.
Aplikimi
Për secilën thirrje janë publikuar formularët e aplikimit dhe format e buxhetit në versionin PDF, të cilat mund të shkarkohen nga faqja zyrtare e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Afatet dhe kriteret e aplikimit janë të detajuara në dokumentet përkatëse të secilit konkurs.
Këto janë linqet për konkurset:
Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare
Arti, kultura dhe trashëgimia kulturore shqiptare