​Kjo është përgjigja e Kurtit, kur pyetet për reagimin e Ambasadës së SHBA-së për moscertifikimin e Listës Serbe

Është çështje e Komisionit Qendror Zgjedhor”, ka thënë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, derisa është pyetur për moscertifikimin e kandidatëve për deputetë të Listës Serbe.

Kurti është shprehur më i rezervuar të komentojë edhe reagimin e ambasadës së SHBA-së për LVV-në pas moscertifikimit të Listës Serbe nga KQZ-ja, vendim i cili më pas u rrëzua nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Pyetjes për deklaratën e Ambasadës Amerikane, e cila kishte thënë se “Përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë dritëshkurtra dhe përçarëse”, Kurti iu përgjigj shkurt se janë çështje të ambasadës dhe se ai është kryeministër në detyrë i Kosovës.