Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një qytet të Kosovës, në Malishevë, ku si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, kanë humbur jetën dy fëmijë dhe babai i tyre.
Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, ka konfirmuar se viktimat janë dy fëmijë të moshës 9 dhe 12 vjeç, si dhe babai i tyre 35-vjeçar.
“Mund të konfirmoj që i kemi tre të vdekur. Dy fëmijët e moshës 9 dhe 12-vjeç dhe babai 35-vjeç”, ka deklaruar ai.
Graishta bëri të ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rrethanave të shpërthimit.
Autoritetet pritet të japin më shumë detaje lidhur me shkaqet e incidentit.