Luginë: Nesër pagesa e ndihmës për penzionistët

Çdo pensionist nesër do të marrë 20 mijë dinarë ndihmë nga shteti.

Kjo do të jetë ndihma më e madhe për këtë kategori qytetarësh dhe është pjesë e paketës së katërt të mbështetjes për qytetarët dhe ekonominë në dy vitet e fundit.

Që nga viti 2020, shteti ka ndihmuar ekonominë dhe qytetarët përmes 4 paketave ndihme – dy në vitin 2020, një vitin e kaluar dhe një këtë vit.

Paketa e katërt për 2022 përfshinë:
10,000 dinarë për punëtorët shëndetësorë
100 euro për të rinjtë e moshës 16 deri në 29 vjeç
20.000 dinarë për pensionistët
100 euro shtesë për të rinjtë e moshës 16 deri në 29 vjeç (maj 2022)