Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon procesin e numërimit të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndërsa rezultatet e përditësuara kanë sjellë ndryshime në ndarjen e mandateve në Kuvendin e Kosovës.
Bazuar në të dhënat më të fundit të publikuara nga KQZ dhe sipas kalkulatorit për ndarjen e mandateve, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar edhe një mandat shtesë, duke e çuar numrin e deputetëve në 57.
Si pasojë e këtij ndryshimi, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka humbur një mandat dhe tashmë do të përfaqësohet me 22 deputetë në Kuvend.