Messi e kap për fyti kundërshtarin, ka një porosi për rivalët

Lionel Messi është provokuar gjatë tërë ndeshjes në ndeshjen ndaj Uruguajit. Lojtari më i mirë në botë e humbi në një moment edhe kontrollin duke e kapur për fyti mbrojtësin urguajan, Oliviera.

Tensione e gjatë ndeshjes kishte edhe me Araujon e Barcelonës si dhe me Ugarten e PSG-së.

Pas ndeshjes, Messi është pyetur për gjestin e tij dhe ka dhënë një këshillë për lojtarët e Uruguajit.

“Këta lojtarë të rinj duhet të marrin mësim nga lojtarët e tyre që janë më të moshuar tani. Kjo lojë është gjithmonë intensive dhe e vështirë, por respekti duhet të dominoi” ka thënë Messi./Indeksonline/