Mister në Çernobil, qentë shfaqen të kaltër – kërkohet shpjegim nga ekspertet

Një organizatë jofitimprurëse që kujdeset për qentë në zonën e Çernobilit në Ukrainë po përpiqet të zgjidhë misterin se pse disa prej qenve janë bërë “plotësisht të kaltër”.

Organizata “Dogs of Chernobyl”, e cila është e lidhur me organizatën bamirëse “Clean Futures Fund”, tha se punëtorët po përpiqeshin të kapnin qen për t’i sterilizuar në zonën e Çernobilit kohët e fundit kur vunë re qentë me ngjyrë të pazakontë.

“Jemi në terren duke kapur qen për sterilizim dhe hasëm tre qen që ishin plotësisht të kaltër”, tha organizata.