“Mos e lini fëmijën vetëm me telefon dhe laptop”-ja rreziku sipas ekspertes

Irida Sina, eksperte arsimi është shprehur se përdorimi i rrjeteve sociale po sjellë fenomenin e izolimit social.

Në një intervistë për emisionin ‘Good Morning Albanians’, ajo shtoi se jo gjithmonë prindërit janë koshient për atë çka fëmija është duke bërë para ekranit.

“Përdorimi i gjatë i rrjeteve sociale, pa një kohë të kushtëzuar tek të rinjtë do të sillte fenomenin e izolimit social. Kjo do të thoshte se të rinjtë kanë më pak komunikim në mënyrë të drejtpërdrejt me njëri-tjetrin, kalojnë më shumë kohë në rrjetet sociale.

Nuk dimë nëse këto që thuhen në këtë komunikim virtual janë gjithmonë të vërteta apo janë thjesht për të ndryshuar mendësinë e të rinjve. Bëhet fjalë për moshën nën 16-vjeç. Kemi diferencën mes brezave. Jo gjithmonë prindërit janë koshient për atë çka fëmija është duke bërë para ekranit. Pornografia është një nga hapat e tretë që të rinjtë shohin. Kemi një humbje të kontrollit”-tha ajo.