Mustafi:Ky nuk është vetëm një vendim buxhetor. Është shprehje e përgjegjësisë shtetërore dhe solidaritetit kombëtar.

Pas mbështetjes për specializantët nga Lugina e Preshevës në mbledhjet e kaluara, sot në mbledhjen e tetë të Qeverisë së Republikës së Kosovës u miratua vendimi  për mbështetje financiare për Luginën e Preshevës.

Pas këtij vendimi ka reaguar edhe Këshilltari për Luginë të Preshevës në Qeverinë e Kosovosës, Ragmi Mustafi, duke theksuar se ” Është një paketë konkrete programesh në arsim, kulturë dhe zhvillim socio-ekonomik – e ndërtuar për të adresuar nevoja reale dhe për të krijuar mundësi të qëndrueshme”.

Tutje Mustafi ka vazhduar duke falënderuar Qeverinë e Kosovës “Faleminderoj Qeverinë e Republikës së Kosovës e Kryemnistrit Kurtit që afirmon përkushtimin e tij për të vepruar në përputhje me standardet evropiane për mbrojtjen e të drejtave të shqiptareve ne Luginen e Presheves”.

Qeveria e Kosovës para kësaj mbledhje ka marr vendit që të mbështes  specializantët nga Lugina e Preshevës duke i dhënë mundësi specializimi mjekëve të Luginës në fusha të ndryshme.

Ky është postimi i Mustafit në rrjetet sociale:

“U miratua mbështetja financiare për Luginën e Preshevës.
Pas mbështetjes për specializantët nga Lugina e Preshevës në mbledhjet e kaluara, sot në mbledhjen e tetë (😎 të Qeverisë së Republikës së Kosovës vazhduam me miratimin nje zeri vendime konkrete sic ishte pika e 13.
Ky nuk është vetëm një vendim buxhetor. Është shprehje e përgjegjësisë shtetërore dhe solidaritetit kombëtar.
Për qytetarët tanë përtej kufirit – siç theksoi Kryeministri Albin Kurti.
Është një paketë konkrete programesh në arsim, kulturë dhe zhvillim socio-ekonomik – e ndërtuar për të adresuar nevoja reale dhe për të krijuar mundësi të qëndrueshme.
Tekstet shkollore në gjuhën shqipe për mijëra nxënës. Mbështetja për projekte kulturore dhe arsimore që ruajnë identitetin. Programet për të rinjtë që hapin rrugë për zhvillim dhe punësim.
Këto nuk janë masa të fragmentuara. Janë ndërhyrje të menduara. Janë drejtim i qartë. Sepse kur në njërën anë kufizohet qasja në të drejta themelore, në anën tjetër nuk mjafton të shprehim shqetësim.
Shteti është përgjegjësi. Dhe përgjegjësia nuk ndalet në kufi. Ky vendim eshte pjesë të një politike të strukturuar dhe afatgjatë ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Faleminderoj Qeverinë e Republikës së Kosovës e Kryemnistrit Kurtit që afirmon përkushtimin e tij për të vepruar në përputhje me standardet evropiane për mbrojtjen e të drejtave të shqiptareve ne Luginen e Presheves”.