Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë ka ndërruar jetë në moshën 67 vjeçare, raportojnë mediat në gjuhën serbe.
Sipas mediave serbe, Stankoviq ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.
Stankoviq ishte një nga ekspertët mjeko -ligjorë dhe patologët më të shquar në Serbi, dhe në karrierën e tij të pasur ai kreu edhe funksionet e drejtorit të Akademisë Mjekësore Ushtarake (VMA), Ministrit të Mbrojtjes dhe Ministrit të Shëndetësisë.
Në Nëntor të vitit 2012, Qeveria e Serbisë në atë kohë kishme mëruar atë kryetar të Trupit Koordinues për Bujanocin, Preshevën dhe Medvegjën, pozitë të cilën e mbajti deri më sot.