Stufat me gaz vrasin 40,000 evropianë çdo vit duke “pompuar” ndotës në mushkëritë e tyre, ka gjetur një raport.
Sipas The Guardian, stufat nxjerrin gazra të dëmshëm të lidhur me sëmundjet e zemrës dhe mushkërive, por ekspertët paralajmërojnë se ka pak ndërgjegjësim publik për rreziqet e tyre.
Studiuesit ia atribuuan 36.031 vdekje të hershme çdo vit sobave me gaz në BE dhe 3.928 të tjera në MB.
Sipas shkrimit të The Guardian, një në tri familje në BE gatuan me gaz, duke u rritur në 54% të familjeve në MB dhe më shumë se 60% në Itali, Holandë, Rumani dhe Hungari.
Rezultatet thuhet se janë në përputhje me një studim në SHBA në maj, i cili zbuloi se stufat me gaz dhe propan kontribuojnë deri në 19,000 vdekje të të rriturve çdo vit. /Telegrafi/