Në Bujanoc mbi 20 mijë të regjistruar deri tani





Në Komunën e Bujanocit regjistrimi i popullësisë është duke shkuar sipas planit të paraparë, raporton Spektri, nga informacionet e siguruara në teren.
Pas vështirësive në ditët e para të regjistrimit, procesi tani është duke u kryer me rregull.

Nga informacionet e siguruara, për nëntë ditët e para në Komunën e Bujanocit janë regjistruar mbi 20 mijë banorë.
Në shumë fshatëra të thella, regjistrimi edne nuk ka filluar dhe sipas planit pritet që të fillojë në ditët në vazhdim.