Nënë në moshën 48-vjeçare, aktorja e njohur jep lajmin e ëmbël





Hilary Swank zbuloi këtë të mërkurë se është shtatzënë me binjakë. Aktorja 48-vjeçare tha për “Good Morning America” se është “shumë e lumtur” që e ndau lajmin. “Kjo është diçka që unë e kam dashur prej kohësh, do të bëhem nënë.

Dhe jo vetëm me një, por me dy”, tha aj. Fituesja e Oscarit vazhdoi duke thënë se “nuk mund ta besonte”. Swank ka treguar për planet e saj për fëmijë ndër vite.

“Unë patjetër do të doja fëmijë një ditë”, tha ajo për People në 2006. “Kjo është padyshim diçka për të cilën kam menduar gjithmonë si një vajzë shumë e re”.

Aktorja ishte i martuar me Chad Lowe në atë kohë, por ajo u divorcua nga aktori. Tani ajo është e martuar me producentin Philip Schneider. Swank dhe producenti u martuan në gusht 2018 pas dy vitesh lidhje.