Pas një pushimi njëjavor, të hënën rifillon procesi mësimor. Edhe pse kjo ditë përkon me ditën e pestë të Ramazanit, ajo shënon ditën e parë të vijimit të mësimit për nxënësit gjatë këtij muaji, duke qenë fillimi i orarit të përshtatur në shkolla.
Shumica e shkollave në Luginën e Preshevës kanë përshtatur orarin mësimor me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke organizuar procesin arsimor në mënyrë më të lehtë për nxënësit dhe stafin arsimor gjatë agjërimit.
Ndryshimi i orarit do të vlejë vetëm gjatë periudhës së Ramazanit, ndërsa pas përfundimit të tij pritet rikthimi në orarin e rregullt. Orët mësimore janë riorganizuar dhe në disa raste edhe të shkurtuara, në përputhje me praktikat që tashmë janë bërë tradicionale në këtë periudhë./Spektri