Shërbimi Nacional për Punësim ka shpallur thirrje Publike për Zbatim e programit të sivjetshëm të nxitjes së punësimit të të rinjve përmes programit “Paga ime e parë”, i cili do të jetë realizuar në katër faza.
Faza e parë është e destinuar ekskluzivisht për punëdhënësit, të cilët do të fillojnë nga data 22 gusht deri më 22.09.2022 dhe mund të aplikohet për pjesëmarrje në program në faqen e internetit www.mojaprvaplata.gov.rs.
Faza e dytë është e destinuar për personat e papunë, të cilët do të mund të aplikojnë nga data 03.10 deri më 31.10.2022 në faqen www.mojaprvaplata.gov.rs.
Faza e tretë e programit do t’i referohet përzgjedhjes së kandidatëve nga punëdhënësit. Punëdhënësit do të kenë mundësinë të kryejnë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve të regjistruar
nga fillimi i aplikimit të tyre, ndërsa përzgjedhja përfundimtare e kandidatëve:
– punëdhënësit nga sektori privat do ta bëjnë në periudhën prej 01.11. deri më 15.11.2022, ndërsa
– punëdhënësit nga sektori publik në periudhën prej 16.11. deri më 30.11.2022.
Brenda 15 ditëve nga dita e përzgjedhjes përfundimtare të kandidatëve, në faqen e internetit www.mojaprvaplata.gov.rs do të publikohet një listë e pozitave të punëdhënësve të shpallura me numrin e kandidatëve të miratuar.
Faza e katërt e zbatimit të programit do të përfshijë nënshkrimin e një marrëveshjeje trepalëshe ndërmjet
Shërbimet nacional të punësimit, punëdhënësi dhe kandidatit të përzgjedhur, ndërsa fillimi zbatimin e programit brenda 15 ditëve nga data e formimit të listës së pozicioneve të shpallura nga punëdhënësit me numrin e kandidatëve të miratuar.
Për këtë vit është planifikuar që në programin “Paga ime e parë” të përfshihen deri në 10 mijë të rinj
të moshës deri në 30 vjeç, me të paktën arsim të mesëm dhe pa përvojë pune. Programi
do të kryhet nga punëdhënësi, në sektorin privat dhe publik, për një periudhë 9 mujore, ndërsa
realizohet pa krijuar marrëdhënie pune.
Gjatë kohëzgjatjes së programit, Shërbimi Nacional i Punësimit do të i paguaj të rinjët, me arsim të mesëm për 25.000 dinarë, ndërsa të rinjtë me arsim të lartë do të paguhen 30.000 dinarë, së bashku me kontributet në rast lëndimi në punë ose sëmundje profesionale.
Ky program u jep mundësinë të rinjve të cilët nuk kanë përvojë pune të bëjnë praktikë në
punë konkrete me punëdhënësin, me qëllim përvetësimin e njohurive, aftësive dhe kompetencave për
punë, duke rritur kështu mundësitë e tyre të punësimit.
Thirrje publike për programin e këtij viti “Paga ime e parë” dhe të gjitha informacionet rreth programit gjenden në faqen e internetit të Shërbimit Nacional për Punësim (www.nsz.gov.rs), si dhe në faqen “Paga ime e parë” (www.mojaprvaplata.gov.rs).