Serbi-Leskovc: Rrokulliset autobusi me turistë, po ktheheshin nga pushimet!

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën në afërsi të Leskovcit ku një grua ka humbur jetën dhe 25 pasagjerë janë lënduar.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Lipovicë kur autobusi me targa Sombor ka dalë nga rruga dhe më pas është rrokullisur anash.

Sipas informacioneve jozyrtare autobusi në fjalë po kthente turistë nga Hanioti.

Nuk dihet ende se si ka ndodhur aksidenti.