Nis takimi i partive politike shqiptare në Bujanoc!

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar ka filluar takimi në mes partive politike shqiptare në Bujanoc rreth bashkëpunimit para dhe pas zgjedhor.

Në takim po marrin pjesë përfaqësuesit e të gjitha grupeve plotike shqiptare në Komunën e Bujanocit.

Ky është takimi i dytë i organizuar nga kryetari i KKSH-së, Nevzad Lutfiu, me synimin që në mandatin e ardhshëm së paku 21 këshilltarë shqiptarë ta përbëjnë shumicën në kuvend.