Një në 10 njerëz në Japoni tani 80 vjeç e lart

Për herë të parë më shumë se një në 10 njerëz në Japoni tani janë 80 vjeç e lart.

Kjo sipas të dhënave kombëtare ku këto të dhëna tregojnë se 29.1% e popullsisë është e moshës 65 vjeç e lart e cila konsiderohet si një rekord.

Japonia ka një nga nivelet më të ulëta të lindjeve në botë dhe ka luftuar prej kohësh se si të sigurojë popullsinë e saj të plakur, ndërsa ka popullsinë më të vjetër në botë thonë Kombet e Bashkuara

Vendi thuhet të ketë pasur më pak se 800,000 foshnja të lindura vitin e kaluar numri më i ulët që nga fillimi i regjistrimeve në shekullin e 19-të, e që në vitet e 70-ta kjo shifër ishte më shumë se dy milion

Fumio Kishida Kryeministri i Japonisë tha në janar se vendi i tij është në prag të pamundësisë për të funksionuar si shoqëri për shkak të rënies së lindshmërisë.

Megjithatë, autoritetet mbeten në mëdyshje për pranimin e punëtorëve migrantë si një zgjidhje për rënien e lindshmërisë.

E edhe vende të tjera në Azi po përballen me sfida të ngjashme demografike.

Vitin e kaluar, popullsia e Kinës ra për herë të parë që nga viti 1961, ndërsa Koreja e Jugut ka raportuar shkallën më të ulët të lindshmërisë në botë.