Numri i viktimave nga protestat në Iran mund të kalojë 30.000

Ndërprerja mbarëkombëtare e internetit në Iran vazhdon prej më shumë se 400 orësh, ndërsa raportet për viktimat nga protestat masive tregojnë shifra alarmante. Sipas vlerësimeve ndërkombëtare, numri i të vrarëve mund të kalojë 30.000.

Të dhënat e organizatave për të drejtat e njeriut flasin për mbi 5.400 viktima të konfirmuara dhe mbi 17.000 raste ende nën hetim, ndërsa censura dhe bllokada e internetit e bëjnë të pamundur verifikimin e pavarur të shifrave.

Shifrat jozyrtare bien ndjeshëm ndesh me të dhënat e autoriteteve iraniane, por përputhen më shumë me vlerësimet e organizatave ndërkombëtare. Protestat arritën kulmin më 8 dhe 9 janar, kur u regjistrua edhe numri më i madh i viktimave.

Ndërprerja e internetit ka shkaktuar pasoja serioze edhe në sistemin shëndetësor dhe ekonomi, ndërsa dhjetëra studentë raportohet se janë vrarë gjatë shtypjes së protestave./REL