Kryetari i Komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti ka njoftuar se është takuar me Erin Kotheimer, Këshilltare për Çështje Publike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd.
Sipas Pajazitit gjatë këtij takimi “vëmendje e posaçme iu kushtua Planit 7-pikësh të aprovuar nga Qeveria e Republikës së Serbisë, si kornizë institucionale për avancimin e të drejtave dhe integrimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës”.
Ky është postimi i plotë i Pajazitit në rrjetet sociale:
https://www.facebook.com/arber.pajaziti.3/posts/pfbid02LX8ZkTkvyCf4GmkUTqWeDGqKhMUuFUTJjoprNLw2uhgGqT9qeYx21EcDmUKhNnrel