Kryetari i Komunës së Bujanocit,Arbër Pajaziti, ka takuar sot presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armand Duka dhe ish kapitenin e Kombëtares, Lorik Cana dhe futbollistin Altin Lala.
Kështu ka njoftuar Pajaziti përmes një postimi në facebook duke theksuar se “Gjithnjë është kënaqësi e veçantë të takoj mikun tim të çmuar, presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armand Duka. Takimi ynë i sotëm u bë edhe më i këndshëm falë pranisë së kapitenit legjendar të Kombëtares, Lorik Cana, si dhe bashkëlojtarit të tij Altin Lala”.
Pajaziti u shpreh se “Besoj se përmes bashkëpunimit të përbashkët mund të ndërtojmë ura të qëndrueshme zhvillimi dhe të krijojmë më shumë mundësi për të rinjtë tanë”.
Ky është njoftimi i Pajazitit: