Pamje të frikshme nga tërmeti i mbrëmshëm





Tre persona humbën jetën si pasojë e 9 lëkundjesh tërmeti këtë të hënë në Turqinë jugore në kufi me Sirinë. Dy prej lëkundjeve ishin mjaft të forta me magnitudë 6.4 dhe 5.8 ballë që goditën provincën Hatay.

Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu tha se veç 3 jetëve të humbura ka edhe 213 të plagosur që janë dërguar në spital.

Ndërkohë kanë rinisur operacionet e kërkimit në 3 ndërtesa të shembura. Mes viktimave është një grua që humbi jetën nga rrëzimi i një blloku betoni që i ra në kokë në qytetin e Samandag.

“Fatkeqësisht disa shtëpi janë shembur. Njerëzit kanë mbetur nën rrënoja”, – tha guvernatori i Hatay, Lutfu Savas, duke shtuar se ekipet e shpëtimit janë dërguar në vendngjarje për t’i ndihmuar. “CNN Turk” raportoi se një foshnjë 1-vjeçare ka mbetur nën rrënoja. Guvernatori i Adanas tha se në qytetin e tij nuk raportohet për dëme pas lëkundjeve të fundit.